Zhoze Murinjo mund të kthehet tek Interi!

Një rikthim i Zhose Mourinho tek Inter duket i vështirë, por nuk është aspak një opsion i pamundur. Të paktën, këtë ide ka e përditëshmja italiane “La Republica”. Në numrin e saj të së martës, kjo gazetë vjen me këtë lajm të bujshëm, që trazon jo pak ujërat në Serinë A. Kjo tezë mbështet në disa fakte interesnte. Kontrata e Murinjos me Romën skadon në qershor të vitit 2024. Duket larg, por jo për “kohët e futbollit”. Vetëm pak ditë më parë “Special One”doli hapur, duke kërkuar që të ulet sa më shpejt me drejtuesit e Romës për të folur mbi të ardhmen sportive por edhe personale.

Por deri tani, trajneri portugez nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kjo heshtje i ka dhënë zë dyshimeve, që shtohen edhe nga zërat e merkatos që vijnë nga të gjitha anët e Europës. Përshembull mediat angleze e shohin në pankinën e Çelsit, ndërsa ato franceze si kandidat për të marrë drejtimin e Paris Sent Zhërmen. Përpara tyre u përfol për kombëtaret e Brazilit dhe asaj të Portugalisë. Pra e sigurt është që Murinjo nuk do të ngelet pa punë. Por rikthimi tek Inter mirëpritet edhe nga tifozët zikaltër, që ende nuk e kanë harruar triumfin e vitit 2010, ku me “Special One” në pankinë fituan “tripletën” e famshme, titullin kampion në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League.

Sfidanti.al