E habitshme që të mund të mendohet kështu për një futbollist që u cilësua si blerja më e madhe e verës e Bajernit, “margaritari” dhe krenaria që erdhi nga Premier Liga në Bundesligë. Sadio Mane pati dëmtim dhe humbi edhe Kupën e Botës, por lajmet janë që sulmuesi senegalez po kthehet. Pas 3 muajsh mungese, Mane po punon fort sepse i ka ardhur në majë të hundës që nuk luan, veçse duhet parë se në çfarë pozicioni do të luajë. Ai nuk mund të jetë qendërsulmues, pasi aty është Çupo Motingu (dhe Teli), pastaj në rolet ofensive në qendër dhe krahë janë Sane, Gnabri, Musiala, Tomas Myler, Koman, por edhe Mazraui, Dejvis, Kanselo dhe Stanishiç. Konkurrenca do të jetë tepër e fortë.
Sfidanti.al