Legjenda e futbollit, Zhoze Murinjo, mbush 60 vjeç!

Është padyshim njëri nga personazhet e shquar të kësaj loje, me mjaft fitore në karrierën si trajner. Zhoze Murinjo mbush 60 vjeç në stolin e Romës, ndërsa është njëri nga teknikët më triumfatorë të të gjitha kohëve. Që nga Porto, ku fitoi Championsin e Kupën UEFA si dhe kampionatet portugeze, kaloi tek Çelsi ku fitoi 2 Premier Liga dhe trofe të tjerë, pastaj tek Interi me dy Seri A dhe me tripletën (përfshi Championsin). Tek Reali nuk mori dot Champions, por vendosi rekordin e pikëve dhe golave në fitoren e titullit, ndërsa tek Çelsi fitoi një tjetër Premier. Me Man. Junajtidin ia doli në Kupën e Anglisë dhe Ligën e Europës, ndërsa që nga ajo kohë nuk ia ka dalë dot me më shumë se Ligën e Konferencës tek Roma.

Sfidanti.al