Alisia Barrero, tifozja e abonuar më e vjetër në botën e futbollit

Ka mbi supe 90 vjeç, por dashuria për këtë sport nuk i shuhet, e madje është njëra nga kënaqësitë e jetës. Quhet Alisia Barrero, është spajnolle dhe tifoze e Seltës së Vigos, ndërsa e përditshmja “Marka” shkruan se është anëtarja numër 1 e klubit. Kjo e bën të vetmen anëtare numër 1 të një klubi në Spanjë. Për më tepër, është e abonuara më e vjetër në stadium, pra vazhdon të ketë pajtimin vjetor. Në të vërtetë, 90 vjeç i mbush në gusht, por ajo kohë zëre se erdhi. Zonja Alisia për fat është mirë me shëndet dhe i gëzohet abonimit të saj.

Sfidanti.al