Të fundit i ka fituar në 2017 me Zhoze Murinjon, ndërsa titullin kampion e marrë për herë të mbrame në 2013 me Sër Aleks Ferguson. Në “Old Traford” po digjen për trofe dhe duket se me trajnerin Erik Ten Hag mund t’ia dalin më në fund. Skuadra e madhe e Mançester Junajtidit duket e fokusuar në disa fronte, dhe bëri një hap të madhe drejt finales së Kupës së Ligës (Karabao), duke fituar 3-0 në fushën e Notingem Forestit. Kjo do të thotë finale me thuajse 99 për qind, dhe Ten Hagu duket se po krijon mentalitetin e duhur. Rashford vazhdon me golat, Veghorst shënoi golin e parë për ekipin e tij të ri, ndërsa Bruno Fernandes realizoi një tjetër. Junajtidi është në zonën Champions në Premier Ligë e ndoshta mund të mendojë për titullin, ndërsa është edhe në Ligën e Europës.
Sfidanti.al