Mori karton të kuq për protesta, diçka që nuk e ka për herë të parë. Zhoze Murinjo thotë se nuk ishte faji i tij, por i gjyqtarit të katërt Serra që pati një konflikt me trajnerin e Romës, pas të cilit ai mori urdhërat për t’u larguar. “Arbitri më tha gjëra tepër të rënda, – u shpreh Murinjo për DAZN-in, – nuk e di nëse do të arrij të hap çështje gjyqësore, nëse dikush i dëgjoi ato fjalë. Arbitri është nga Torino dhe javën që vjen ne do të luajmë ndaj Juventusit. Nuk doja të mos isha në stol ndaj Juventusit”.
Sfidanti.al