Mihajlo Mudrik, një blerje 100-milionëshe që rri në stolin e Çelsit!

Tek Blutë e Londrës nuk ka rëndësi nëse pronarët ndryshojnë. Ishte Roman Abramoviç dhe tani Tod Boehli. Edhe miliarderi rus, edhe miliarderi amerikan kanë pasur dhe kanë dobësi lojtarë të caktuar, për të cilët nuk i kanë pyetur trajnerët. Të tillë Shevçenko apo Balak në kohën e rusit, dhe tani Mihajlo Mudrik në atë të amerikanit. Ylli i ri ukrainas u mor për 100 milionë euro (kaq do të jetë shumë përfundimtare), por me trajnerin Graham Poter po qendron në stol. Legjenda e Arsenalit, Pol Merson, thotë se Mudrik nuk është lojtar për trajnerin e Çelsit dhe se atë nuk e pyetën kur e morën.

Sfidanti.al