Juventusi fiton derbin dhe Pogbanë, a thua e arrin Championsin?!

Diferenca me vendin e katërt është 10 pikë, dhe padyshim që është e madhe. Këtë e di edhe Maks Alegri, e dinë edhe futbollistët e “zebrave”, por gjithsesi ëndrra duhet ndjekur. Juventusi arriti një tjetër fitore në Serinë A, të vështirë, por gjithsashtu të bukur, 4-2 në derbin ndaj Torinos. “Granatët” kryesuan dy herë, por Kuadrado, Danilo, Bremer dhe Rabio shënuan golat. Nuk pati lavdi këtë herë për Vlahoviçin, edhe pse sulmuesi serb luftoi fort. Në fushë edhe Pol Pogba që u aktivizua nga stoli pas 315 ditësh. Juventusi ka 35 pikë, ndërsa në të vërtetë ka 50 pa dënimin -15 pikësh që i kanë dhënë, që do të thotë se virtualisht është në vend të dytë. “Zonja e Vjetër” po afrohet me zonën Champions dhe tani është 10 pikë larg Lacios. Mos vallë do t’ia dalë të bëjë mrekullinë?!

Sfidanti.al