Dikur ka qenë kampione e vendit dhe ka marrë pjesë në Champions, por sot është në kategorinë e dytë. Blekbërn Roversi, ajo që fitoi titullin me Keni Dalglishin, shkaktoi një të papritur në Kupën e Anglisë duke eliminuar skuadrën e Premier Ligës, Leisterin. Përfundoi 2-1 për miqtë, ndërsa u luajt në stadiumin e Leisterit, dhe nuk ishte kjo mënyra më e mirë për trajnerin Brendan Roxhers që të festonte 4 vitet në stol. Fituesja e Kupës së Anglisë në 2021 këtë herë luajti dobët dhe meritoi eliminimin, ndërsa Blekbërni shkruajti një tjetër faqe të madhe në histori.
Sfidanti.al