Spaleti: Murinjos i dhurova një “Pulçinelë”!

Ishte fjala e duhur në momentin e bukur të konfirmimit. Napoli fitoi ndaj Romës 2-1, në një nga derbet më të ndjerë të futbollit italian, sidomos të Qendrës dhe Jugut, ndërsa trajneri vendas, Luçiano Spaleti, gjeti kohën për të bërë një shaka. Pasi vlerësoi fitoren që u arrit falë zëvendësimeve, ai u pyet se çfarë i dhuroi kolegut të tij, Zhoze Murinjo. “Një pulçinelë”, – tha ai, duke iu referuar simbolit historik  të qytetit. “Pulcinella” siç quhet në italisht, dhe “Puleçenela” (Pullecenella) në dialektin napolitan, është një personazh artistik i krijuar që në shekullin e 17-të dhe që është bërë mishërim i qytetit.

Sfidanti.al