“Trimërohet” Barcelona: Gavi dhe Arauho janë “blinduar” me klauzola 1-miliardëshe!

Po flitet shumë këto kohë për vështirësitë financiare të katalanasve, edhe pse kanë shitur aksione të bizneseve të klubit. Së fundi doli se Gavit nuk mund t’i regjistrohej në La Ligë kontrata e tij e re e përmirësuar, por vazhdon me atë të vjetrën të vitit 2020. Po ashtu, probleme mund të ketë me kontratën e mbrojtësit Ronald Arauho. Gjithsesi, drejtori i futbollit i klubit katalanas, Mateu Alemani, flet me siguri për vazhdimin e dy yjeve në “Spotifaj Kamp Nou”. “Gavi dhe Arauho janë të blinduar me kontrata dhe me klauzola që vlejnë 1 miliardë euro secila, – thotë ai, – ata kanë rinovuar prej kohësh dhe ne nuk i kemi regjistruar për çështje teknike. Do t’i regjistrojmë”.

Sfidanti.al