Një fitore e vështirë, 2-1, ndaj skuadrës së Zhoze Murinjos, ishte pikërisht ajo që duhej. Napoli përsëri arriti sukses në stadiumin “Maradona” dhe duket se është sezoni i tij. Roma luajti mirë dhe ndoshta mendoi se mund ta merrte barazimin që do t’i bënte punë edhe renditjes për Champions, edhe për moralin në vazhdim. Gjithsesi, tashmë flitet vetëm për Napolin, edhe pse Luçiano Spaleti nuk dëshiron të flasë për titullin, por për këtë flasin gjithë të tjerët. Madje, mjafton të pyesësh ata që ndjekin Napolin për të kuptuar nëse besojnë ende se mund ta mbërrijnë. Viktor Osimhen shënoi golin e tij të 14-të në kampionat, ndërsa u desh rrjeta e vonshme e Zhovani Simeones (86’) për t’i dhënë tri pikët napolitanëve. Skuadra e Spaletit ka 53 pikë në krye të Serisë A, ndaj 40 pikëve të Interit të vendit të dytë. Dalë nga dalë, ekipi i dikurshëm i Maradonës po bën “tabula rasa” pas vetes. Jo më kot, që djali i Diego Pablo Simeones shënoi sipas stilit të Diegos.
Sfidanti.al