Çupo-Motingu “shkund” Bajernin: Kontributi duhet shpërblyer!

Në Mynih këto kohë nuk duken shumë të vëmendshëm, ose ndoshta bëjnë sikur. Pas largimit të Robert Levandovskit, por edhe të Niklas Zyles, mund të vijë një çështje “Çupo Moting”. Mediat shkruajnë se sulmuesi nga Kameruni dëshiron ta vazhdojë karrierën tek Bajerni, por kontrata e tij përfundon në qershor dhe ende nuk ka bisedime për të qenë. Njerëzit e “rrethit” të sulmuesit po thonë se kontributi dhe paraqitjet e tij duhen shpërblyer me kontratë të re. Kështu është shprehur agjenti i kamerunasit, Roger Vitman për “Bildin”. Për momentin, Çupo-Moting mund të diskutojë me klube të tjerë liri që e ka fituar që në fillim të janarit.

Sfidanti.al