Skuadra e tij mundi 1-0 Romën në një ndeshje të fortë të Ligës së Europës, dhe ka shpresë për kualifikim, ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta. Matias Jaisle vrapo në vijën anësore të fushës, ashtu si Zhoze Murinjo në “Old Traford” kur Porto e tij shënoi gol. Edhe trajneri i Salcburgut vrapoi pikërisht pas një goli, atij që i dha fitoren ekipit të tij në Salcburg në minutat e fundit. Autor i golit ishte Nikolas Kapaldo.
Sfidanti.al