Skuadra e madhe italiane nuk shkoi dot më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Nantës në Ligën e Europës, duke shpërdoruar (pjesërisht) objektivin e vetëm të madh të mbetur këtë sezon, pa llogaritur Kupën e Italisë. Rezultati e vë Juventusin në pozicion të vështirë për kualifikimin pasi ndeshja e dytë në Francë pritet tepër e ashpër, ndërsa nga gazetarët pati kritika për lojën e zbatuar nga trajneri Alegri. Konstatimi ishte se Juvja luan për 1-0 dhe kjo bëri që të barazohej 1-1. “Kurrë nuk kam thënë se dua që Juvja të fitojë 1-0, – tha trajneri, – kjo është pa kuptim. Ju po më luani mendsh. Është bërë klishe që ekipet e mia fitojnë 1-0, por nuk është kështu”.
Sfidanti.al