Trajner i Mançester Junajtidit ishte i pakënaqur me veprimin e gjyqtarit në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Barcelonës. Erit Ten Hag deklaroi se Zhyl Kunde duhej të ishte nxjerrë me karton të kuq pasi pengoi Markus Rashfordin në fund të sfidës. “Mendoj se arbitri u ndikua nga presioni i atmosferës, – tha tekniku holandez, – kur luan në një stadium të madh, dhe në fushë është një skuadër si Barcelona, presioni është i madh”.
Sfidanti.al