Skouls: Mançester Junajtidi është kthyer tashmë i madh!

Ish-legjenda e mesfushës pati lavdërime të mëdha për “djajtë e kuq”, ndërsa ata barazuan 2-2 në fushën e Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Europës. Një përballje prej Championsi, pati gjithçka me raste e me gola, ndërsa Pol Skouls thotë se Mançester Junajtidi është tani “biznesi i vërtetë” (real deal). Edhe pse pësoi gol në 50’ (Markos Alonso), Junajtidi përmbysi rezultatin pas golit të Rashfordit, ndërsa në fund katalanasit barazuan me Rafinjën. Pretendimet ishin për karton të kuq për mbrojtësin Zhyl Kunde, për ndërhyrjen ndaj Rashfordit, ndërsa Skouls bëri komplimente. “Mendoj se Junajtidi ishte shumë mirë, – tha ai, – sidomos në pjesën e dytë. Një ndeshje e madhe. Barcelona mund të mos jetë në formën më të mirë, por barazimi në “Kamp Nou” është gjithnjë i mirë”.

Sfidanti.al