Ndeshja e Yjeve për të është tashmë në rrezik, por kjo nuk është gjëja kryesore. Janis Adetokumbo shpreson të kthehet shpejt e të ndihmojë Miluokin në garën për titull në NBA, ndërsa ai pati një mbrëmje të çuditshme në Çikago. Ai luajti vetëm rreth 9 minuta dhe u dëmtua në kyçin e dorës së djathtë. Në kaq pak kohë ai mundi vetëm të shënonte 2 pikë, të kapte 7 topa në tabela e të shërbente 3 asistë. Gjithsesi, kjo mjaftoi që Janisi të thyente rekordin e klubit për asistet, duke pasur tani 3 274 të tillë ndaj 3 272 të ish-rekordmenit Pol Presej. Miluoki fitoi në Çikago edhe pa Adetokumbon, 112-100.
Sfidanti.al