Në Spanjë kanë nisur ta quajnë skandalin më të madh të futbollit të këtij vendi. Nuk dihet nëse është i tillë, pasi nuk dihet se çfarë mund të dalë më vonë, veçse vërtet që kjo ngjarje është e rëndë, të paktën kështu siç po e paraqesin. Ish-arbitri dhe ish-drejtuesi i arbitrave, Hoze Maria Enrikez Negreira, akuzohet se ka marrë deri në 7 milionë euro nga Barcelona që nga viti 2001. Padyshim që këto para nuk kanë qenë një dhuratë, e në shkëmbim është kërkuar favor. Mediat madrilene shkruajnë se në një moment kur iu ndërprenë paratë, Negreira kërcënoi Barçën se do t’i nxirrte “të palarat” në shesh.
Sfidanti.al