Suksesi 2-0 ndaj Empolit ishte normal, por ishte edhe një përgjigje për kritikat e mesjavës. Roma pati mjaft “shkopinj” pas eliminimit nga Kupa e Italisë, e mundur nga e papritura e madhe Kremoneze. Murinjo luajti me rezervat në atë ndeshje, ndërsa këtë herë me titullarët dhe i tha fjalët e tij pas sfidës. “Nëse në Kupë do të kishim luajtur me këtë 11-she, do të kishim fituar, por nuk do të kishim fituar sot, – tha ai, – unë mund të isha larguar nga Roma në dhjetor, por qendrova këtu. Mendoj se vërshëllimat për Pelegrinin nuk janë të drejta”. Roma është në zonën Champions dhe ka një rast të madh për t’u kualifikuar pas dënimit të Juventusit dhe humbjes së Atalantës me Sasuolos.
Sfidanti.al