Një rekord edhe për Murinjon, i treti karton i kuq këtë sezon!

Vuajtjet nuk kanë fund në stolin e Romës, ndërsa “I veçanti” po acarohet gjithnjë e më shumë. Zhoze Murinjo natyrisht që e ka përmirësuar skuadrën e tij, duke kaluar nga Liga e Konferencës vjet (të cilën e fitoi), tek Liga e Europës këtë vit, dhe me shpresë për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm. Megjithatë, kostoja ka qenë e madhe. Murinjo u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e humbur në fushën e Udinezes. Ky ishte përjashtimi i tij i tretë këtë sezon.

Sfidanti.al