Është një ftesë që ai të largohet pa ardhur 31 janari. Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, nuk pati fjalë me dy kuptime kur foli për situatën e Nikolo Zaniolos në ekipin e tij, duke ia bërë gjithçka të qartë. “Për fat të keq (putroppo) do të mbetet me ne, por nuk është pjesë e projektit, – tha portugezi, – unë dua në ekip njerëz të lumtur”. Murinjo nuk e ka grumbulluar Zaniolon për ndeshjen e kësaj jave ndaj Napolit, ndërsa sulmuesi ka refuzuar që të kalojë tek Bornmuthi në Angli. Nuk bëhet fjalë për Milanin apo për Totenhemin, të paktën me kushtet e Romës.
Sfidanti.al