Guardiola: Fitorja në kupë nuk do të ndikojë në garën për titull!

E ka të qartë se këtë sezon do të jetë e vështirë dhe renditja e thotë shumë mirë. Mançester Siti nuk është në vendin e parë të renditjes, është i dyti, dhe trajneri Pep Guardiola duhet të lutet që të gabojë Arsenali, edhe pse ka ende shumë kohë deri në përfundim. Ndoshta fitorja 1-0 ndaj Arsenalit në Kupën e Anglisë mund të ndikojë në këtë konkurrencë në Premier Ligë, por Guardiola nuk e beson këtë gjë. “Nuk mendoj se kjo fitore do të ndikojë në garën për titull, – thotë ai, – besoj se ekipi i Artetës do të jetë ndryshe në kampionat. Ata nuk do të merren shumë me këtë humbje”.

Sfidanti.al