Ikën edhe Ismailgeci, shpresohet që Tirana të mos ketë më probleme me rrogat!

Në fillim iku Seferi, tani afër ishte radha e Xhixhës, por ka edhe më. Kapiteni Marsel Ismailgeci është futbollisti i radhës që largohet nga Tirana dhe nga kampionati shqiptar i futbollit. Njëri nga lojtarët më të mirë të Superligës do të largohet nga vendi në kërkim të një karrierë të nivelit më të lartë. Klubi bardheblu pritet të fitojë një shumë të caktuar nga kartoni i tij, që mund të llogaritet në qindra mijë euro, por padyshim më pak sesa Seferi e Xhixha. Vetë Ismailgeci e pohon largimin. Në pritje të kalimit tek Zrinjski i Mostarit në Superligën e Bosnjë-Hercegovinës, Ismailgeci është krenar për atë që bënë këtë sezon me Tiranën.

Sfidanti.al