Xhorxh Korones, notar australian që është 99 vjeç, theu rekordin botëror në kategorinë e moshës së vet në garën 50 metra stil i lirë. Ai realizoi kohen 56,12 sekonda në garën zyrtare që u zhvillua në Klivlend. Ky notar 99 vjeç theu rekordin botëror të mëparshëm (2014) që ka qenë 1 minutë e 31,9 sekonda.
