Super Mario Basler shfaqet : Bufoni duhet të dalë në “pension”

Mbas ndeshjes së Juventusit me Totenhemin (2-2), para tifozëve të vet në Torino në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të finaleve të Champions-it, shumëkush konsideron se Bufoni gaboi, duke qenë se e lejoi veten që të mashtrohej nga Kristian Erikseni që e dërgoi topin në atë anë të portës që do të duhej të mbrohej nga portieri legjendar italian, por, megjithatë, ai pësoi gol. Midis të tjerëve, edhe ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut dhe të përfaqësueses gjermane Mario Basler shprehu mendimin e tij, duke vënë në dukje se Juventusi duhet t’i thotë Bufonit se ka ardhur koha që ai të dalë në “pension”.

“Xhixhi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm. Megjithatë, ka shumë nga ata lojtarë që nuk dalin në kohën e duhur në pension, midis tyre, as Bufoni. Unë, për vetë, për shembull, e lashë futbollin aktiv, kur isha 33 vjeç. Megjithatë, ka ardhur koha që Alegri dhe klubi t’i thonë Xhixhit se ai duhet të falë në pension”, deklaroi Basleri, duke shtuar:

“Unë e kuptoj se ai ka një dëshirë të madhe që të fitojë Ligën e Kampioneve, por, sidoqoftë, ai nuk është më një portier suprem dhe Juventusi nuk do të mund ta fitojë këtë titull, deri sa ai të jetë në portë”.