Antonio Konte nuk ka ndërmend të largohet nga Çelsi dhe do të respektojë kontratën me Blutë e Londrës. Kjo është ajo që ka deklaruar agjenti i trajnerit, italian të kampionëve të Anglisë, Federiko Pastorelo në një intervistë për RAI
‘Unë e shoh Konten te Çelsi edhe vitin tjetër-tha Pastorello-ai ka një kontratë me klubin edhe për një sezon e gjysmë dhe është një person që nuk i pëlqen t’i lërë gjërat në mes’ .
Por Konte u përfol edhe për dicka tjetër, për rikthimin në pankinën e Italisë, që për momentin e ka Luixhi Di Biaxho. Edhe në këtë rast Pastorelo përgënjeshtroi gjithcka
‘Kombëtarja italiane? Konte e bëri rrugëtimin e tij me të, tani kërkon të punojë përditë me skuadrën e tij-tha Pastorelo në intervistën e tij
sfidanti.al