Reali i Madridit fitoi 3-1 kundër PSZH-së në ndeshjen e parë të fazën 1/8 të finaleve të Champions-it, dukë bërë një hap të madh drejt fazës së tjetër të konkurrimit më elitar evropian. Disa nga futbollistët dhe stafi i trajnerëve, përfshi trajnerin kryesor, Unai Emeri, si edhe njeri nr.1 i “të shenjtëve” bënë kritika në adresë të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, ndërkohë që një nga lojtarët kyç të ekipit francez, braziliani dani Alvesh, i dërgoi një paralajmërim kampionit aktual të Evropës:
“Ne, në fakt, nuk luajtëm keq, por, kur luani këtu, në ‘Bernabe’, ju nuk duhet ta humbisni mendjen për asnjë moment, pasi, përndryshe, do ta pësoni, sikurse edhe ndodhi me neve. Por, sidoqoftë, ne jemi një ekip i madh dhe, nëse Reali do që të dalë në ¼ e finaleve, atij do t’i duhet që të luajë përsëri mjaft mirë, por unë jam i sigurt se në ndeshjen revansh, ne do të luajmë në një nivel më të lartë”, deklaroi Alveshi.
Sfidanti.al