Jup Hejnkes është tejmase i gëzuar; më në fund infermieria e skuadrës së tij është boshatisur pasi të gjithë futbollistët janë riaftësuar plotësisht nga dëmtimet e tij. Kjo do të thotë se trajneri gjerman do të ketë më shumë opsione në zgjedhjet e tij në fazën më vendimtare të sezonit, sidomos për Ligën e Kampioneve.
Hejnkes me këtë situatë të re të krijuar nuk ngurroi të lëshojë kritikat në drejtim të paraardhësve të tij te Bajerni; Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti por pa ia përmendur emrin.
‘Fakti që të gjithë lojtarët janë në dispozicion nuk ka të bëjë fetëm me profesionalizmin e tyre, por edhe me faktin se të dëmtuari gjithnjë janë aktivizuar më shpejt sec duhet kur nuk kanë qenë në 100% të formës së tyre-u shpreh trajneri i kampionëve të Gjermanisë’.
sfidanti.al