Opinioni u trondit nga lajmi që Skënderbeu mund të dënohet në mënyrë shëmbullore nga UEFA për trukime ndeshjesh në Europë dhe në Shqipëri. Raporti i inspektorëve është i shtrirë në një hapësirë kohe disa vjeçare praktikisht që në fillimet e ciklit të këtij Skënderbeu që njohim sot. Aty përmbahen shumë hollësira dhe përmenden mjaft emra personazhesh që në një mënyrë apo një tjetër dyshohen të kenë qenë aktorë apo faktorë të ngjarjeve që analizohen në të. Por në raport nuk përmendet në asnjë rast emri i njeriut më të fuqishëm të futbollit shqiptar, nën hundën e të cilit paska livadhisur ky Skenderbe i akuzuar për kaq shumë ndeshje të trukuara edhe brenda Shqiperisë. Sidomos i çuditshën duket kjo mungesë tek sa për vite me radhë kemi parë se sa bukur ka qëndruar logo “AMA” në gjoksin e fanellës fitimtare të Skenderbeut. Një raport që arri të identifikojë dhe zbërthejë deri dhe lidhjet miqësore të presidentit me lojtarët e skuadrës nuk mund të ishte kaq i pavëmëndshëm ndaj aq shumë purove të tymosura në tribunat e stadiumeve tërë këto vite.
Jo shumë ditë më parë u mbajtën zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në fushatën pararendëse u bënë shumë komente dhe u ngritën shumë akuza e kundërakuza nga palet në konkurrim. Më e diskutuara ishte padyshim tema e ndërhyrjes së politikës në zgjedhjen e presidentit të FSHF. Ndërsa ishte shumë e qartë se politika u angazhua vërtet në këto zgjedhje u be po aq e dukshme për të gjithë që ky angazhin ishte në dy kahje, bile me forca pothuaj të barabarta. Por nuk ishte me sa duket i këtij mendimi i deleguari i rëndësishëm i UEFa-s i cili në fjalën e tij u pa qartë se kishte arritur të shikonte vetëm në njërin kah nga palët politike ishin vënë në garë për të tërhequr litarin. Dhe ky ishte kahu i kundërshtarit të zotit Duka.
Prej shumë kohësh media dhe kritikë të ndryshmëm të FSHF kanë hedhur dyshime dhe bërë dikutime mbi mënyrën se si FSHF i menaxhon fondet që jepen për zhvillimin e futbollit shqiptar. Konkretisht, ndër të tjera është folur për atë që quhet fondi i solidaritetit synimi i te cilit duhet të jetë krijimi i kushteve për zhvillimin e futbollit të fëmijëve në Shqipëri. FSHF është kritikuar për deformim të rëndë të kritereve mbi të cilët duhet të shpërndahet ky fond. Këto kritika kanë marrë shpesh dhe karakterin e akuzave për abuzime të rënda dhe keqmenaxhim teksa disa klube mike kanë përfituar disa herë shuma të konsiderueshme dhe disa të tjera nuk kanë përfituar asnjë euro. Te bie në sy se për këtë çështje nuk ka patur asnjeherë ndonjë reagim nga UEFA ndonëse fondet jepen nga kjo organozatë dhe duhet të ishte pikërisht ajo e para qa të reagonte dhe sqaronte mbi sa është thënë për këtë temë.
Mund të renditen dhe raste të tjera kur qeveria europiane e futbollit duket se ka marrë anën e zotit Duka me ndërhyrjet ose mos ndërhyrjet e saj siç dhe është ende i fresket në mendjet tona rasti kur komisionet e UEFAs morën hapur anën e Serbisë në rastin e ndeshjes së shumëperfolur në Beograd. Me të drejtë mund të na lindë pyetja: Me kë vallë janë drejtuesit e UEFAs? Me futbollin Shqiptar apo me zotin Duka?
Ne rrethet mediatike dhe ato pranë FSHF dihen mirë marrdheniet shumë të afërta të ish Presidentit Platini me zotin Duka ashtu si dihet mirë dhe se në favor te kujt ka shkuar gjithmonë vota e zotit Duka ne forumet zgjedhore të UEFAs dhe FIFAs. Por ne kemi menduar se qeveritë botërore dhe europiane të futbollit po reformohen pikerisht ne drejtim të eleminimit të marrdhënieve klienteliste të tipit “më jep voten të të mbaj President”. Por, rasti i mbështetjes pa kushte që duket se vazhdon të marrë zoti Duka nga UEFA na bën të mendojmë se erërat e reja që po fryjnë ne futbollin botëror ndoshta nuk paskan arritur ende në Gjenevë.
Ne kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se është kjo përkedhelje dhe siguria që i jep UEFA ajo që e bën zotin Duka një drejtues superautoritar dhe monark të pakonkurrueshëm në futbollin shqiptar. Por duhet të bëjnë kujdes. Sepse si tregon dhe raporti për Skënderbeun çështjet e mahisura të futbollit shqiptar me sa duket po i kalojnë kufijtë e Shqipërisë. Nesër, rasti i Shqipërisë mund të mos jetë thjesht rasti i një vendi të vogël me 10,000 futbollistë gjithsej ku pak rëndësi ka se kush dhe si qeveris. Për mirë apo për keq, Shqipëria ka ditur shpesh të zërë faqet e para në axhendat europiane. Le të shpresojmë që sebepi i radhës të mos jetë jetë futbolli.
Sfidanti.al