Silvinjo: Për 70 minuta luajtëm si të barabartë me Anglinë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka komentuar ndeshjen kundër Anglisë, duke theksuar se skuadra kuqezi luajti si e barabartë me anglezët për 70 minuta. Tekniku ka theksuar se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, e cila është në rritje.

“Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kanë qenë 70 minuta të barabarta. Anglia është një skuadër që përgatitet për finalen e Botërorit, ndërsa ne përgatitemi për tu kualifikuar në Botëror. Jam i kënaqur për ekipin.

Futbolli nuk është të futesh në fushë dhe të luash, duhet të jesh i organizuar. Nëse e bën këtë, rezultati mund të vijë. Jemi një skuadër në rritje”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Shqipërisë.


sfidanti.al