Kane: Shqipëria e vështirë

Harry Kane, golashënuesi i Anglisë, duke folur për ITV Sport, ka vlerësuar lojën e Shqipërisë. Autori i dy golave në “Air Albania” e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të vështira në grup.

“Ishte një ndeshje vërtet e vështirë. Ndoshta një nga ndeshjet më të vështira që kemi pasur në grup, dhe na u desh të ishim të duruar. Na u desh t’i shtypnim pasi janë vërtet të fortë në mbrojtje. E kemi bërë këtë, dhe përfunduam me një fitore 2-0, një tjetër portë të pastër, mund të jemi vërtet të lumtur”.

Harry Kane për ndikimin e lojtarëve zëvendësues të Anglisë, Bukayo Saka dhe Marcus Rashford: “Nëse do të shkosh larg në çdo turne, ke nevojë për një skuadër të tërë. Ke nevojë për lojtarë që vijnë nga stoli dhe të kenë ndikim. Kjo është ajo që bën futbolli. Djemtë që hynë në fushë sot bënë një ndryshim të madh”.

Për Kupën e Botës 2026: “Kur shikoni 11-shen titullare dhe lojtarët që vijnë nga stoli,  do të hyjmë në turne si një nga favoritët. Ne kemi qenë në ndërtim, kemi pasur një vit të shkëlqyer së bashku me trajnerin e ri dhe tani presim një vit të madh 2026”.

sfidanti.al