Kane thyen i vetëm Shqipërinë

Shqipëria e ka mbyllur me humbje aventurën e saj në kualifikueset e Botërorit  2026 duke u mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0, dy gola të shënuar nga Harry Kane.

Një humbje pa pasoja për kuqezinjtë, të cilët zbritën në fushën e “Air Albania” për këtë sfidë me biletën e play off të siguruar që në ndeshjen e mëparshme, atë me Andorrën.

Në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Silvinho zhvilluan një lojë mjaft të mirë, ndërsa Srakosha u tregua i pakalueshëm në raste e krijuara nga anglezët.

Pjesa e dytë nisi me mundësi shënimi për kuqezinjtë, Laçi, Hoxha dhe Bajrami kishin raste të mira, por finalizimi nuk ishte në nivelin e kërkuar.

Anglëzët morën situatën në dorë dhe në minutën e 74-ët, Kane nga afër arriti të mposhtë Strakoshën, ndërsa 8 minuta më vonë dyfishoi rezultatin me një gjuajtje me kokë.

Në minutat e fundit kuqezinjtë humbën shërbimin e Brojës të dëmtuar, ndërsa anglezët administruan rezultatin për një mbyllje perfektë të këtyre kualifikueseve: të gjitha fitore, asnjë gol i pësuar.

sfidanti.al