Sylvinho na tregoi të vërtetën

Humbja me Anglinë ku të gjithë tentojnë të vënë në dukje 70 minuta pozitive dhe 20 të tjera ku Kane na riktheu në dimsnionin tonë, ndoshta nuk është analiza më produktive që mund të bëhet në dobi të Kombëtares. Sylvinho është njeriu i vetëm që me një fjali na tregoi dimensionin tonë të vërtetë. “Amglia luan për Kupën e Botës, ne për kualifikimin”, deklaroi trajneri në fund të ndeshjes. Një fjali që duhet të na bëjë të reflektojmë, të qëndreojmë me këmbë në tokë dhe të analizojmë gabimet e një ndeshjeje që fati e kishte paracaktuar të tillë për vetë madhështinë e kundërshtarëve. Anglia jonë që nga sot e deri në mars duhet të jetë Uellsi, Çekia apo Sllovakia dhe dimensioni i vërtetë vazoja e trete në një realitet krejt të ri, larg festës, daulleve dhe tambureve. Ndeshjet play off janë testi i vërtetë i historisë.

Nga Pirro Bardhyli