Rafinja Alkantara duket se e ka bindur stafin teknik anëtarët e të cilit duket se kanë shfaqur dëshirën për ta mbajtur mesfushorin brazilian. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, drejtyusit e kubit zikaltër po mendojnë për të blerë pëfundimisht kartonin e brazilianit që për momentin është në pronësi të Barcelonës.
Rafinja u transferua te Interi në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit nga klubi milanez. Por Interi ka edhe një plan tjetër, largimin e disa prej futbollistëve dhe emrat më të përfolur në këtë pikë janë Kondogbia, Brozovic dhe Zhoao Mario, nga shitja e të cilëve shpresohet të sigurohet shifra e 38 milionë Eurove për të blerë kartonin e Rafinjës.
sfidanti.al
.