Nxirre dreqin, Mekinro zbulon se përse e ka zili Federerin

Tenisti legjendar amerikan, Xhon Mekinro, nuk i kursen komplimentet për sukseset e Roxher Federerit dhe, në deklaratën e tij të fundit, ai vë në dukje se e ka shumë zili tenistin zviceran. “Ajo gjë kryesore, për të cilën unë e kam zili Rozherin, është dashuria ose kënaqësia e madhe që ai ndjen, kur luan tenis. Edhe unë e kam pasur aftësinë e rrallë që ta ktheja lojën, kur situata ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe kjo është një cilësi e jashtëzakonshme.

Kjo që unë konstatoj tani, është një nga gjërat e rralla që kam parë gjatë këtyre 25 viteve që unë punoj si komentator dhe gjatë  15 viteve që kam qënë tenist. Por kjo që shoh tani, është e pazakontë, shikoj dikë në këtë moshë (37 vjeç) që luan në këtë nivel dhe më mirë sesa unë, kur ishtë 28 vjeç! Kjo është, me të vërtetë, e jashtëzakonshme. Nuk e di sesi ai arrin ta bëjë këtë gjë, por kjo është shumë eksituese”, vuri në dukje Mekinro në “Skaj Sports”.

Sfidanti.al