Rekord që të lë pa fjalë i japonezit Miura, luan futboll edhe mbi 50 vjeç!

Futbollisti legjendar japonez, Kazujoshi Miura, shkroi edhe një faqe tjetër në historinë e futbollit modern. Miura që është lindur më 1967, luajti, fundjavën e kaluar, 54 minuta në ndeshjen mes Jokohamës dhe Nagasakit që përfundoi në barazim, ndërkohë që FIFA bëri të ditur se ai kishte vendosur një rekord të ri botëror, pasi Kazujoshi Miura u bë lojtari më moshë më të madhe në historinë e futbollit profesionist, duke qenë se, duke luajtur në moshën 50 vjeç e 9 ditë, ai kaloi rekordin e vjetër të ser Stenli Metjusit që, në vitin e largët 1965, në përbërje të ekipit të Stok Sitit, luajti në ndeshjen kundër Fullhemit, ndërsa ishte 50 vjeç e 7 ditë.

“Mbreti Kazu” është futbollist profesionist që nga viti 1986, kurse ky sezon është i 32-ti për të! Miura me ekipin përfaqësues japonez ka luajtur gjatë viteve 1990-2000 dhe në 89 pjesëmarrje ka shënuar 55 gola.

Sfidanti.al