Në ujë s’ka moshë,edhe pse 99 vjeç, thyen rekordin botëror!

Xhorxh Korones, notar australian që është 99 vjeç,  theu rekordin botëror në kategorinë e moshës së vet në garën 50 metra stil i lirë. Ai realizoi kohen 56,12 sekonda në garën zyrtare që u zhvillua në Klivlend. Ky notar 99 vjeç theu rekordin botëror të mëparshëm (2014) që ka qenë 1 minutë e 31,9 sekonda. Në fakt, rekordi i lartpërmendur  i takon kategorisë së moshave 100-104 vjeç, por Koronesit iu quajt rekordi, pasi 100 vjeç ai do të mbushë muajin e ardhshëm, në prill.

“Ky ishte një notim i shkëlqyer për mua, notova në mënyrë të ekuilibruar, ndërsa isha përgatitur që të notoja deri në fund dhe ta godisja fort me dorë murin e finishit”, i tha notari superveteran Bi-Bi-Si-së. Ai jeton në Brisbejn (Australi) dhe me not është marrë në rininë e tij, kurse iu kthye përsëri atj, kur mbushi 80 vjeç.

“Në fakt, unë e ndërpreve notin, kur filloi Lufta e Dytë Botërore dhe nuk notova më, deri sa dola në pension, ndërsa u ktheva, thjesht, që ta mbaja trupin në formë”, tha Koronesi.

Sfidanti.al