Paratë janë arsyeja kryesore e karrierave të gjata të tenistëve

Legjenda e tenisit zviceran dhe botëror, Rozher Federer, e entuziazmoi, edhe një herë tjetër, opinionin publik sportiv, duke fituar Grand Slemin e parë të këtij sezoni, Australia Open. “Fedeksi” popullor, duke qenë 36 vjeç, u bë fituesi me moshë më të madhe të turneut të Melburnit. Ish-tenistja më e mirë e botës Kris Evert thotë se në tenis, aktualisht, qarkullojnë para të mëdha, kështu që, prandaj, tenistët vazhdojnë të luajnë gjatë në karrierat e tyre.

“Tenistët e sotëm gëzojnë luksin të kenë masazhatorë e fizioterapistë mjaft të mirë dhe shumë gjëra të tjera që ne, në kohën tonë, nuk i kemi patur. Në këtë sport, qarkullojnë aq shumë para, saqë tenistët mund të paguajnë që ta vazhdojnë sa më gjatë karrierën e tyre. Federeri, për shembull, pauzoi disa muaj dhe u kthye edhe më i fortë sesa ishte më parë. Kjo ishte një diçka e pamundur në kohën tonë, kurse, tani, tenistët i kushtojnë më shumë vëmendje trupit të vet”, vuri në dukje tenistja legjendare amerikane.

Sfidanti.al