Vitet për të janë vetëm shifra, Jaromir Jagr luan ende, 45 vjeç!

Një nga hokeistët më të mirë në botë të të gjitha kohërave, Jaromir Hagr, vendosi që ta vazhdoi ende karrierën e tij në fushën e akullt të hokeit, megjithëse është 45 vjeç. Në sezonin e ri të NHL-së që filloi, këto ditë, ky hokeist legjendar çek do të mbajë veshur bluzën e ekipit Kalgari Flejms, duke nënshkruar me këtë të fundit një kontratë njëvjeçare me vlerë një milion dollarë.

Hokeisti Jaromir Jagr ka debutuar në vitin e largët 1990 në NHL me bluzën e ekipit Pitsburg Pinguins, me të cilin fitoi dy tituj kampioni (më 1991,1992). Gjithsej, në karrierën e tij të deritanishme në ligën më të fortë të botës, ai ka luajtur 23 sezone, gjithsej 1711 ndeshje, ndërkohë që në “bagazhin” e tij e ka mbledhur 1914 pikë (765 gola dhe 1149 asistenca). Para tij, sa u përket pikëve, ndodhet vetëm hokeisti legjendar amerikan Uein Grecki (2857 pikë). Jagri ka luajtur në NHL me nëntë ekipe.

Sfidanti.al