Në vitet 70-të, në fund të karrierës, Johan Krujfit iu tha me zili sesa shumë para kishte fituar si futbollist. “Ju jap gjithë paratë, dhe më ktheni rininë”, tha “holandezi fluturues”. Sot, në rolin e Krujfit, por për hall tjetër, është Marko Rojs. Ylli i Gjermanisë dhe Dortmundit është kaq i shkatërruar nga dëmtimet, saqë është gati të japë gjithçka vetëm të kthehet të luajë sërish futboll. “Jam gati të fal të gjitha paratë e mia, vetëm që të jem mirë me shëndet, dhe që të bëj punën time”, – thotë Rojsi.
Njëzetetetëvjeçari pësoi dëmtimin e fundit në muajin maj, një çarje e ligamentit kryq të gjurit, një tjetër ndalesë në karrierën e tij të shkatërruar jo pak nga këto probleme. Vetë trupi i tij ka qenë armiku i tij më i madh. “U lodha fizikisht dhe mendërisht nga kaq shumë dëmtime, – thotë gjermani, – është shumë e vështirë të rikuperohesh në vetmi. Si futbollistë profesionistë ne fitojmë shumë para, por shpesh paguajmë një çmim të kripur për to, do t’i jepja të gjitha që të bëja sërish atë që dashuroj, të luaj futboll”.
Sfidanti.al