Huan Mata zgjidh gjuhën : Do të luaj deri në 40 vjeç si Rajan Gigsi

Mesfushori i Mançester Junajtidit, Huan Mata, është i hapur për një kontratë të re, ndërkohë që ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle ka luajtur mbi 150 ndeshje me “djajtë e kuq”, qëkur iu bashkua këtyre të fundit, më 2014. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, por, megjithatë, ai është gati, nëse po këtë gjë do të dojë edhe klubi, që ta vazhdojë kontratën edhe një sezon tjetër.

“Këtu, unë ndjehem mjaft mirë, luaj me një klub të madh, të cilin e mbështet një numër i pakufizuar tifozësh. Jam mësuar, tanimë, me këtë qytet dhe shpresoj që të rri këtu edhe disa vite të tjera. Momentalisht, jam 29 vjeç dhe unë synoj që të luaj deri në 40 vjeç, sikurse ka bërë Rajan Gigsi, por kjo kohë është shumë e gjatë, plot 11 vite”, tha ai, midis të tjerash, në një intervistë ne ESPN, duke shtuar se “në futboll, asnjëherë, nuk i dihet, por unë dua të qëndroj te Mançesteri”.

Sfidanti.al