Mbas 20 vitesh, u prish marrëveshja mes Milanit dhe kompanisë së njohur, Adidas. Gjatë dy dekadave, që Adidasi ka qenë sponsor i këtij klubi italian, Milani ka fituar dy Liga Kampionesh, një titull botëror dhe tre kampionate italianë. Por, që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, marrëveshja e bashkëpunimit nuk do të funksionojë më.
