Ish-nr.1 i Milanit Silvio Berluskoni shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e ekipit që, në fakt, gjatë kohëve të fundit, ka pasur jo pak probleme, megjithëse atë e mori përsipër tajkuni (pasaniku) i njohur kinez, Jongong Li, pasi e bleu klubin milanez për 830 milionë euro dhe investoi në të mëse 200 milionë euro, duke blerë 10 përforcime të reja gjatë verës ë kaluar, më mbështetjen e fondit amerikan “Eliot Management”.
“Duket se klubi ka probleme financiare dhe mua më shqetëson më shumë fakti se përse zoti Li po hesht. Nëse ekipi do të vazhdojë që të luajë kaq keq, ekziston mundësia që fondi ‘Eliot’ ta marrë klubin gjatë pranverës së ardhshme, por problemi më i madh është se ai do të jetë minus mëse 100 milionë euro, në rast se ekipi nuk do të kualifiohet për në Ligën e Kampioneve. Ai që do ta blejë klubin, nuk do të mund të paguajë aq sa klubi vlen realisht, por do të ketë një vit të vështirë para vetes, deri sa klubi ta marrë veten, kështu që e ardhmja nuk është e shkëlqyer”, vuri në dukje Berluskoni.
Milani, me 13 pikë në nëntë ndeshje, ndodhet diku në mes të tabelës së klasifikimit të Serisë A.
Sfidanti.al