Milanit nuk po i ndahen humbjet, por Montela është krenar për djemtë e tij!

Në ndeshjen e fundit të Serisë A, Milani pësoi edhe një humbje tjetër (2-3), kësaj radhe nga rivali i vet qytetës, Inter, duke humbur, kështu, edhe tri pikë të tjera të rëndësishëme në fushën e vet Por, meghithatë, pavarësisht nga humbja dhe një rënie tjetër në tabelën e klasifikimit, trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, po e kthen dhimbjen në forcë, në përpjekje për ta mbajur lart moralin e ekipit të vet.

“Jam krenar për djemtë e mi dhe ne, po të vazhdojmë të luajmë kështu edhe në të ardhmen, atëherë, vështirë se do të mund të na mposhtë ndonjë ekip. Me të vërtetë, më vjen keq që ne nuk arritëm të marrin asnjë pikë në këtë ndeshje, pasi ishim në rrugë të mirë, por ky është futbolli. Neve na duhen stërvitje edhe më të forta, sepse projekti i ri që ka klubi, që të aplikohet, ka nevojë për shumë mund dhe punë”, vuri në dukje trajneri i Milanit.

Sfidanti.al