Goditja e dënimit është bërë standardi i tij i ri. Lionel Mesi në këtë mënyrë arriti deri te goli i 100-të në Europë, që të gjithë me fanelën e Barcelonës, i dyti lojtar në histori që ia del pas Kristiano Ronaldos. Rrjeta ishte me goditje dënimi ndaj Olimpiakosit në “Kamp Nou”, ndërsa 97 gola janë në Champions dhe 3 në Superkupën e Europës. Mesit iu deshën 122 ndeshje për të arritur në 100 realizime, ndërsa Kristiano Ronaldo pati nevojë për 143 ndeshje që të mbërrinte 100. Aktualisht portugezi ka 111 gola europianë, por duke luajtur shumë më tepër ndeshje dhe duke qenë rreth 1 vit e gjysmë më i madh në moshë sesa argjentinasi.
Sfidanti.al