Portieri legjendar juventin, Xhixhi Bufon, sigurisht që është i zhgënjyer nga humbja e fundit e ekipit të tij të Juventusit (2-1), në fushën e vet, nga Lacio. Trumfin ekipit lacian ia solli, me dy golat e tij, Ciro Imobile që tani është edhe golashënuesi më i mirë i Serisë A.
“Përsëri arrite që ta mashtrosh gjyqtarin, ashtu si edhe në Superkupë. Me të vërtetë, je një mashtrues”, i tha Bufoni mbas ndeshjes Imobiles që heshti dhe, më pas, qeshi.
Imobile, nga një kontakt me Bufonin, arriti që të fitojë një penallti, të cilën po vetë e shndërroi në gol. Një situatë e tillë ngjajshme ndodhi edhe në Supërkupë. Imobile, tani, ka arritur të shënoi 11 gola dhe është pothuajse e sigurt se ai do të luftojë që të dalë golashënuesi më i miri i Serisë A. Një gol më pak ka Dibala, ndërsa Ikardi – dy më pak.
Sfidanti.al