Futbollistët e Kroacisë donin që të shmangnin një kundërshtar në play off-in të Kupës së Botës Rusi 2018, por “zëri” i tyre nuk u dëgjua dhe kështu atyre do t’u duhet që të ndeshen me “kolegët” e tyre të Greqisë. Kroatët, në shortin që u hodh në Nion, mund të kishin si kundërshtarë ekipet e Republikës së Irlandës, Ilrandës së Veriut, Suedisë ose të Greqisë, por goglat vendosën që ata të luanin, pikërisht, me “helenët”. “Pikërisht, Greqinë donte që Kroacia të shmangte, por shorti vuri përballë dy ekipet rivalë të kahershëm në këtë dyluftim kyç për të shkuar në Rusi”, vine në dukje portali i njohur kroat, index.hr.
“Vetëm Greqinë nuk duam”, thoshte para shortit presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, duke shtuar se, “kur sheh përbërjen e ekipit grek, konstaton se futbollistët e saj janë më të këqij sesa tonët dhe se kanë më pak talent sesa ne, por, ama, atje në fushë, me ata është shumë e vështirë që të luash”.
Sfidanti.al