“Bombë” në Apenine: Milani vihet në kërkim të Agueros

Mediumet anglezë japin lajmin se Serhio Kun Aguero, ka shumë mundësi, që, gjatë sezonit dimëror të ardhshëm të transferimeve, të largohet nga Mançester Siti dhe ta vazhdojë karrierën në Serinë A. Pep Guardiola është i vendosur që ta sjellë Aleksis Sançezin në “Etihad” dhe, në bashkëpunim me kryesinë e klubit të vet, po bëhet gati që t’i dërgojë Arsenalit një ofertë që ky fundit ta lejojë atë që të largohet gjashtë muaj para përfundimit të kontratës. “Daily Mail” shkruan se kjo do të thotë se po hapet dera e daljes “Exit” për Kun Agueron, për të cilin interesimin më të madh, tani, po e tregon Milani.

Thuhet se klubi “rosoner” i ka dërguar ManSitit, gjatë verës, një ofertë për Agueron, por se ky klub anglez e hodhi poshtë atë. Milani synon që të sjellë në “San Siro” një yll të madh, ndërsa pretendohet se ai ka bërë gati 50 milionë sterlina për firmën e Kun Agueros.

Sfidanti.al