Rikardo Kaka në udhëkryq: a mund të kthehet te Milani!

Gjithçka varet nga “rosonerët”, shkruajnë mediumet brazilianë. Por, një gjë është e sigurt se Kaka i ka thënë, tanimë, lamtumirë Orlando Sitit dhe se cili do të jetë hapi i tjetër ende nuk dihet, por, momentalisht, ai ka tre opsione: i pari – ta mbyllë karrierën, i dyti – të kthehet në Sao Paulo, ndërsa opsioni i tretë është më sensacionali e bombastiku  – të kthehet edhe një herë tjetër te Milani!

Mediumet brazilianë shkruajnë se Kaka dëshiron që të luajë, të paktën, gjashtë muaj me bluzën e ekipit të dashur, para se të mund të ulet  në ndonjërin nga “kolltuqet” e klubit milanez. Thuhet se një nga drejtorët kryesorë të Milanit, Marko Fasone, po shqyrton mundësinë e sjelljes së Kakas në klubin “rosoner”, ndërkohë që atmosferën e “nxehu” më shumë edhe Najxhel De Jongu që shkroi në profilin e tij në Instagram, poshtë nje fotografie të Kakas:

“Je më i miri! Urime për të ardhmen e afërt”, duke e rrethuar këtë fjali me dy ngjyrat e Milanit.

Sfidanti.al